Haradinaj e pranon publikisht që ka mospajtime me Veselin për Specialen

Aktuale

Haradinaj e pranon publikisht që ka mospajtime me Veselin për Specialen

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë deklaratën e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se respekton iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e saj.

“Unë kam lexuar letrën e Veselit, nuk kam ndonjë koment. Nëse më pyesni mua e dini qëndrimin tim. Atëherë kemi votuar kundër, sot me ardhur e votojmë kundër. E respektojmë iniciativën e deputetëve”, tha kreu i ekzekutivit.

Ai këto komente i bëri pas një takimi me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat