Nasim Haradinaj: Presione mediatike e diplomatike ndaj deputetëve

Aktuale

Nasim Haradinaj: Presione mediatike e diplomatike ndaj deputetëve

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:16
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVLUÇK) dhe njëkohësisht nismëtari i idesë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj ka komentuar deklaratat e djeshme të Kryeparlamentarit, Kadri Veseli, lidhur me këtë nismë.

Të hënën, Veseli përmes një kolumne ka thënë i ka thënë se “edhe pse Kosova e ka merituar më së paku në botë, Gjykata Speciale do të ndodhë”.

“Jemi që gjykata të jetë jo njëetnike”, tha Nasim Haradinaj për KALLXO.com.

Sipas tij, deputetët janë vënë para presioneve që nga dita kur u ndërmor nisma për mbledhjen e nënshkrimeve për një ligj që do ta shfuqizonte gjykatën e themeluar me ligj nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015.

“Ne kemi bisedu me deputetë. Pa marrë parasysh presioneve që po u bëhen jemi optimistë që Gjykata Speciale do të shfuqizohet”, tha ai.

“Presionet janë mediatike dhe diplomatike”, shtoi Nasim Haradinaj.

Ai tha se për nismën e tyre OVLUÇK nuk kanë biseduar me krerët e institucioneve të vendit.

“As nuk e kemi nisë me ta, as nuk duam ta kryejmë me ta”, tha ai për KALLXO.com.

Nasim Haradinaj. Foto: Facebook
Dje në një postim në Facebook, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj komentit të Kadri Veselit duke thënë se shfuqizimi i ligjit për Specialen do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Nisma për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale ishte sjellur në Kuvend me peticion nga disa deputetë në fund të dhjetorit.

Kjo shkaktoi reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat