Sekretari i OVL të UÇK-së: Turp për ndërkombëtarët që nuk po akuzohen serbët

Aktuale

Sekretari i OVL të UÇK-së: Turp për ndërkombëtarët që nuk po akuzohen serbët

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:40
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeparlamentari Kadri Veseli është dashur që në natën e 22 dhjetorit të thirrte seancën e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Klinaku në një emision, tha se nuk është mirë as ndërkombëtarët dhe analistët të bëjnë presion rreth Gjykatës Speciale.

Ai thotë se është turp për të gjithë të gjykohen vetëm shqipëtarët kur dihet që kanë qenë viktima gjatë luftës dhe jo agresorë.

“Kërkojmë që ai Kuvend që e ka miruatuar, ta shfuqizojë. Edhe ne e shohim problem sepse duhet edhe pakicat. Mirëpo duhet sepse është turp që të bëhet edhe një gjykatë një etnike. Është turp edhe për bashkësinë ndërkombëtare edhe për neve si popull që mos të gjykohen krimet që i ka shkaktuar në masë të madhe Serbia si pushtuese që ka qenë në Kosovë. Quditem si i gëzohen faktit edhe analistët që të ndjeken pjesëtarët e UCK-së. Duhet bëhet pyetje kush ishte agresori dhe viktima”, tha Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat