“Përparon” Shpend Ahmeti, e pret Haradinajn me flamur të Kosovës

Aktuale

“Përparon” Shpend Ahmeti, e pret Haradinajn me flamur të Kosovës

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:39
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi kanë neglizhuar simbolet zyrtare të Republikës së Kosovës, duke i cilësuar si të imponuara, dhe duke u zotuar për bashkim kombëtar.

Madje përfaqësues të kësaj partie edhe zyrtarë të lartë si ish kryetari Visar Ymeri, në një kohë nuk ngriteshin në këmbë as për himnin e Kosovës.

Njejtë vepruan edhe asambleistët e Shpend Ahmetit të cilën në seancën kur u betuan për Kuvendin Komunal, nuk hynë në sallën e mbledhjeve derisa përfundoi himni i Kosovës.

E duket se në këtë aspekt ka filluar të “përparojë” i pari i Prishtinës

Shpend Ahmeti gjatë takimeve që kishte me zyrtarë ndërkombëtar, përfaqësues të organizatave joqeveritare, e zyrtarë tjerë shtetëror më herët ishte në një linjë me qëndrimin e VV-së kundër simboleve shtetërore.

Por duket se tashmë ky qëndrim ka filluar të ndryshojë.

Sot, Ahmeti ka pritur në një takim kryeministrin Haradinaj dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeverisës.

E çka bie në sy është prezenca e dy flamujve të Kosovës. Njëri në tavolinë, e tjetri në këndin e sipërm të zyrës.

Ky ndryshim, vie pikërisht në vlugun e dorëheqjeve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje i dorëhequri i fundit, Faton Topalli e kishte përmendur pikërisht mosrepektimin e simboleve shtetërore si një nga arsyet e largimit nga kjo parti.

“Shteti i Kosovës ka simbolet e tij. Ato iu imponuan padrejtësisht .  Edhe pse ne i përdorim letërnjoftimet, lejet e makinave, pasaportat e dokumente të tjera me këto shenja,  politikisht nuk i njohim. Jam i mendimit se duhet ti respektojmë derisa të krijojmë shumicën parlamentare për t’i ndryshuar”, thuhetjnë letrën e Topallit.

Ndryshe, shumë analistë kanë parashikuar që Ahmeti është pjesë e grupit të Molliqajt.

Madje vetura e ish-sekretarit të VV-së ditë më parë ishte parë pranë shtëpisë së Shpend Ahmetit. 

 
 
Image
Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat