BE cakton datën e etapës së ardhshme të zgjerimit

Aktuale

BE cakton datën e etapës së ardhshme të zgjerimit

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Bashkimi Evropian po përgatitet që të caktojë 2025-ën si vitin e etapës së ardhshme të zgjerimit të unionit me vende nga Ballkani Perëndimor, shkruan EUobserver.

Komisioni ka përpiluar një dokument strategjik që pritet të miratohet më 14 shkurt.

“Me vullnet të fortë politik, realizimin e reformave reale dhe zgjidhje afatgjata të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia duhet të jenë gati për anëtarësim në 2025,” thotë dokumenti sipas një drafti të parë nga EUobserver.

Ai shton se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova “duhet të kenë pasur ecuri të mirë në rrugën drejt BE-së deri atëherë,” ose, sipas fjalëve të tjera të vendosura në kllapa, “negociatat e tyre…duhet të kenë bërë progres.”

”BE-ja po përgatit të vendosë vitin 2025 si kufirin për etapën e ardhshme të zgjerimit, por mosmarrëveshjet në Ballkan mund të frenojnë gjërat”, thuhet në artikull.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë që të arrijnë këtë vit, nëse Maqedonia do të zgjidhë problemin e saj me për çështjen e emrit me Greqinë. Bosnja është në prag të marrjes së statusit kandidat në BE, ndërsa Kosova po merr në konsideratë që të kërkojë formalisht që të caktohet si vend kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat