Rebelohet Hashim Thaçi, thyerje e madhe me Kadri Veselin

Aktuale

Rebelohet Hashim Thaçi, thyerje e madhe me Kadri Veselin

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:58
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Tërheqja e kryetarit të PDK-së dhe njëherit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në lidhje me shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka rebeluar presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Burime brenda qeverisë të Blic bëjnë me dije se pas tërheqjes së Veselit, ish- kreu i PDK-së, Hashim Thaçi është rebeluar me këtë veprim, duke e quajtur edhe tradhti.

“Tërheqja e Veselit për Gjykatën Speciale ditën e djeshme ka bërë që të ndodhë edhe thyerja e madhe ndërmjet dy krerëve të vendit. Thaçi e ka konsideruar si tradhti këtë tërheqje”, thonë këto burime.

“Luli” dhe “Gjarpri” që ishin të pandashëm në luftë dhe pas saj, duke qenë edhe dy njerëzit kyç të Partisë Demokratike të Kosovës, duket se më nuk do të jenë si më parë.

Sipas burimeve vendimi i djeshëm i Veselit ka bërë që të ngrihen raportet ndërmjet tyre. I pari i PDK-së përmes një kolumne ka njoftuar se ai nuk do të insistoj në shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që filloi ditën e 22 dhjetorit, me iniciativën e shoqatave të dala nga Lufta e UCK-së, dhe e proceduar në Kryesi të Kuvendit përmes nënshkrimeve të 43 deputetëve.

Kjo iniciativë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nxiti reagime të fuqishme ndërkombëtare, të cilët akuzuan presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kreun e Kuvendit për tradhti ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan Greg Delawie kishte thënë se kjo ishte një thikë pas shpine ndaj Amerikës.

Ndërkohë reagime shumë të ashpra pati edhe nga shoqëria civile për këtë iniciativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat