Nisin ofendimet edhe ndaj Qëndron Kastratit pas dorëheqjes nga VV-ja

Aktuale

Nisin ofendimet edhe ndaj Qëndron Kastratit pas dorëheqjes nga VV-ja

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:32
Visar Ymeri/Qendron Kastrati/Albin Kurti

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati sot edhe zyrtarisht me një letër publike konfirmoi largimin nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se është i zhgënjyer me gjendjen në parti, duke theksuar se partia nuk duhet të mbetet peng i emrave të përveçëm.

“Në Lëvizje kam mësuar se çfarë na mban bashkë janë synimet për ndryshime të mëdha që i kemi për vendin. Kështu duhet të mendojmë edhe tash. Na duhet ta ruajmë Lëvizjen jo për hir të Lëvizjes, por për vendin. Na duhet ta ruajmë Lëvizjen jo për shkak të emrave të përveçëm, por për vendin”, ka shkruar Kastrati.

E me të publikuar këtë letër në profilin e tij në facebook, ndaj Kastratit kanë shpërthyer ofendimet siç kishte ndodhur edhe me të dorëhequrit e tjerë.

Disa e akuzojnë se po bëhet pjesë e PDK-së, e disa tjerë i thonë pse nuk dha dorëheqje para zgjedhjeve lokale.

Nuk mungojnë as ofendimet nga më të rëndat.

Shikoni komentet.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat