Avokati i familjes së Aulon Zekës: Të mos ndikohet gjykata

Aktuale

Avokati i familjes së Aulon Zekës: Të mos ndikohet gjykata

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:37
Njëri nga të dyshuariit për vrasjen e Aulon Zekës

Avokati i familjes së Aulon Zekës ka kërkuar që gjykata t’u shmanget ndikimeve të jashtme.

Tre të mitur që po gjykohen lidhur me vrasjen e nxënësit Aulon Zeka kanë dalë sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykimi i tre të miturve po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

Në seancën e sotme është dëgjuar një dëshmitar, ndërsa pas përfundimit të seancës, avokati i familjes Zeka, Skender Musa për KALLXO.com, apeloi që gjykata të marrë vendim të drejtë dhe të mos ndikohet.

“Gjykata të marrë një vendim të drejtë dhe të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm”, tha Musa.

Musa gjithashtu bëri të ditur se janë caktuar edhe tri seanca të radhës lidhur me këtë rast dhe se shpreson që çështja t’i afrohet fundit brenda muajit shkurt.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar të miturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat