Ish anëtari i Vetëvendosjes: Albin Kurti u shpalli “luftë” aktivistëve

Aktuale

Ish anëtari i Vetëvendosjes: Albin Kurti u shpalli “luftë” aktivistëve

H.Orana Nga H.Orana Më 9 janar 2018 Në ora: 19:41
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ashtu siç pritej ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje ku nuk morën pjesë përfaqësuesit kryesor të saj, madje as kryetari Visar Ymeri u mor vendim që të mbahen zgjedhjet e brendshme në Lëvizje. Kur të skadon mandati i kryetarit, Visar Ymeri, zgjedhjet e brendshme priten të mbahen në fund të muajit shkurt.

Për të sqaruar deri diku situatën në Vetëvendosje, Albin Kurti shkroi një letër nga burgu duke folur për gjendjen aktuale. Ai ndër të tjera thotë se Aida Dërgutin e ka falur për mënyrën si ishte shprehur edhe nëse ajo nuk do të kërkonte falje.

Duke u lidhur me situatën aktuale në Vetëvendosje, ish aktivisti i saj dhe njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj ka thënë se kjo mbledhja e mbajtur sot është sipas tradicionit të tyre, ndërsa për letrën e Kurtit thotë se vetëm ka dëshmuar krizën në Vetëvendosje.

Image
Leon Duhanaj

“Mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të LVV-je, filloj ashtu siç është në tradicionin e saj. Ashtu siç e njoh edhe nga aktiviteti personal. Letra e z. Kurti ishte në suazat e së pritshmës. Kjo madje ma forcon bindjen që kriza në VV është më shumë e kontrolluar dhe konspirative, se sa e rastit. Momenti për të ndodhë kur z. Kurti është në burg, është pikërisht për ta ruajtur figurën e tij para përkrahësve.  Prononcimi i sotëm me letër dhe urdhëri për ta cituar gjithandej në rrjetet sociale, është pikërisht në vazhdën e kauzës për t'i neutralizuar kundërshtarët e brendshëm. Ky plan dhe kjo situatë, u shpallë luftë kundërshtarëve politik te tij pa e gërvishtur figurën e tij. Ndërsa kundërshtarët, disa do të falën ( për të përfunduar më vonë), e disa do te luftohen deri ne largimin e tyre.  Letra u lexua para kamerave, për të vazhduar luftimet mbrapa tyre”, ka theksuar ai.

Duhanaj ka thënë më tutje se Albin Kurti mbetet "hero i gjallë" lider i pakontestueshëm shpirtëror.

“Ai në letrën e tij tha se e fali Aiden për shprehjen fyese, por nuk tha se do t'ua falë aktivitetin çfarë nënkupton edhe shpallje të luftës kundër tyre. Por që për fat të keq nga të gjithë, edhe nga mediat. Nuk u kuptua ky mesazh apo u injorua  me qëllim. "Unë jam çuditur shumë e zhgënjyer thellë për qasjen destruktive, për dëshirën për arrestimin që na u bë, për linjën e posaçme të komunikimit prapa shpinës së organeve të VETËVENDOSJE!-s. Thelbi nuk është fjalori i saj, por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje, ky komunikim tinëz e kush e di për çfarë qëllimesh, e që janë fort shqetësuese". Gjë që tregon se, Albini, ja falë fjalën fyese Aidës. Por, nuk ua falë mënyrën e pozicionimit kundër tij dhe ideologjisë. Këndej, besoj që Vetëvendosje do të bëhet me kryetarë të ri. Ndoshta nuk do të jetë z. Kurti, ndoshta as Visari, nëse ka filluar të jetë më kërkues. Por do të gjëndet një marionetë e re. Që është i gatshëm me qëndru si dorë e zgjatur ideologjike”, ka theksuar analisti Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat