“Demarkacioni nuk duhet të dështojë”

Aktuale

“Demarkacioni nuk duhet të dështojë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 janar 2018 Në ora: 20:18
Pika kufitare Kosovë-Mali i Zi

Në lidhje me atë se çfarë do të ndodh nëse dështon demarkacioni dhe se a do të votohet në Kuvend, opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se është e frikshme të mendohet dështimi i ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sidomos tani kur jemi dëshmitar të izolimit të Kosovës.

Sipas tij, për shkak të politikave të gabuara të institucioneve shtetërorë, dhe karshi obligimeve që ka vendi në raport edhe me bashkësinë ndërkombëtar nuk duhet të ndodhin dështimet.

“Mendoj dhe dua të besoj në integritetin moral e njerëzor të shumica e deputetëve në kuvendin e Kosovës se ata do ta votojnë pro këtij procesi dhe do ti hapin një kapitull të ri dhe mjaftë të rëndësishëm në perspektiven e Kosovës drejtë konsolidimit dhe forcimit shtetëror, demokratik dhe integrues. Në të kundërtën Kosova do të vazhdoj të izolohet në rrafshin ndërkombëtar dhe ky izolim do të prodhoja kriza të rënda për vendin”, është shprehur opionisti Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat