Abazi në mbrojtje të Ahmetit, i cili ishte shkarkuar nga VV

Aktuale

Abazi në mbrojtje të Ahmetit, i cili ishte shkarkuar nga VV

Nga: A.M. Më: 9 janar 2018 Në ora: 22:42
Boiken Abazi

Anëtar i Vetëvendosjes nga Tirana, Boiken Abazi ka reaguar lidhur me publikimin e një dokumentit nga Gëzon Kastrati , vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati .

Abazi ka shkruar në Facebook se “anëtari i “faksionit” antistatutor e ka bërë që të mos merret me argumentet dhe faktet e bëra sot publike nga një aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Valdrin Ahmeti, në lidhje me “faksionin” antistatutor”.

Postimi i plotë:

Sipas Rregullores së Komisionit Disiplinor të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilin e kam drejtuar rreth 4 vite që prej themelimit të tij në vitin 2011, vendimet dhe procesverbalet e këtij Komisioni janë dokumente konfidenciale, për të cilat nuk lejohen duplikate, dhe në të cilat mund të kenë qasje, sipas Rregullores, vetëm organet vendimmarrëse të Lëvizjes dhe palët e përfshira. Një anëtar i “faksionit” antistatutor ka bërë sot publike një dokument të Komisionit Disiplinor të vitit 2011, në shkelje të Rregullores. Këtë gjë, anëtari i “faksionit” antistatutor e ka bërë që të mos merret me argumentet dhe faktet e bëra sot publike nga një aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Valdrin Ahmeti, në lidhje me “faksionin” antistatutor. Aktivisti Valdrin Ahmeti e ka pranuar në organizatë dhe publikisht rastin e shqyrtuar nga Komisioni Disiplinor në vitin 2011, e ka pranuar fajin në organizatë dhe publikisht, dhe e ka pranuar dhe respektuar edhe masën e shqiptuar ndaj ti nga ky Komision në vitin 2011. Ajo masë tashmë ka mbi dy vjet që ka përfunduar dhe nuk është në fuqi. Është krejtësisht jashtë rregullave, e padrejtë, amorale, dhe në dëm të Lëvizjes praktika që ndoqi sot anëtari i “faksionit” antistatutor për ta dëmtuar Lëvizjen, vetëm që të mund të realizojë një sulm të ulët të tipit ad hominem (ndaj personit), që të mos merret me thelbin e problemit që ka shkaktuar “faksioni” antistatutor. Të vertetat e thëna sot publikisht nga aktivisti Valdrin Ahmeti në lidhje me “faksionin” antistatutor fatkeqsisht nuk janë material për Komisionin Disiplinor, por për organet vendimmarrëse të Lëvizjes, sepse kanë të bëjnë me çështje thelbësisht politike me ndikim mbi krejt organizatën. Por organet vendimmarrëse janë pikërisht ato organe nga të cilat po dorëhiqen ata pak anëtarë të këtij “faksioni” antistatutor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat