Berisha: Shfuqizimi i Speciales me pasoja të papërballueshme për liderët politikë

Aktuale

Berisha: Shfuqizimi i Speciales me pasoja të papërballueshme për liderët politikë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 23:54
Besnik Berisha

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe avokati, Besnik Berisha, në emisionin “Debat D Plus” ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciales do kishte pasoja të papërballueshme për liderët politikë.

Berisha ka thënë se për Gjykatën Speciale është debatuar, por ai tha se nuk pajtohet se faji i bie UNMIK-ut dhe EULEX-it në tërësi.

Ai thotë se kur Dick Marty akuzonte dhe alarmonte Këshillin e Evropës për krime dhe trafikim organesh institucionet e Kosovës asokohe nuk kërkonin dhe EULEX-i dhe organet e tjera të Kosovës të zbardhen të gjeturat e atij raporti, por kërcënonin Dick Marty-n.

Berisha, duke folur për Gjykatën Speciale, tha se nuk beson bllanko se do të jetë një gjykatë e pavarur e paanshme dhe objektive dhe se nuk do të ndikohet nga Serbia.

“Por gabimi më i madh do të ishte të pretendohet të shfuqizohet kjo gjykatë. Nuk mund t’i dalim botës përpara duke pretenduar se po shfuqizojmë një ligj- gjykatë që gjykon krimet kundër njerëzimit”, tha ai.

Më tej Berisha tha se është e pamundur shfuqizimi i Speciales, jo për shkak të votave në Kuvend, por për shkak të pasojave të papërballueshme për liderët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat