“I porositur nga Thaçi, asnjë libër nuk mund ta fshehë të kaluarën e tij”

Aktuale

“I porositur nga Thaçi, asnjë libër nuk mund ta fshehë të kaluarën e tij”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 10 janar 2018 Në ora: 07:01
Hashim Thaçi

“Shteti i ri, shtet-ndërtuesi  modern, Hashim Thaçi - Një biografi” është libri që shumë shpejtë do të botohet, ku do te jetë një libër biografik për presidentin e vendit Hashim Thaçi.

 Libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” me gjithsej 320 faqe, pritet të botohet në shkurt, nga dy gazetarë britanik Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Lajmin për ketë libër e ka konfirmuar edhe vetë presidenti, ku ka thënë se është ne dijeni rreth këtij libri, mirëpo nuk ka shumë informacione se çfarë do te shkruhet në të.

Kelmendi: Libri nuk do të ketë rezultate, Thaçi do të mbetet ai “palaço” i politikës

Image
Jeton Kelmendi

Njohësi i çështjeve politike, profesor Jeton Kelmendi ka thëne për gazetën “Bota sot”, se në vazhdën e aventurave të mëdha që i ka nisur Presidenti Thaçi, për ti sjellë sa më shumë të këqija Kosovës edhe kjo është një pike tjetër për ta fshehur biografinë e tij të ndytë.

“Mendoj që nuk është punë e madhe të zgjidhen dy persona jo profesionist, jo korrekt,  të cilët mundë ta shkruajnë një libër, por problemi është  çka do të shkruhet dhe çka do të thuhet në të. Realisht në aspektin intelektual Thaçi  lë shumë për të  dëshiruar, sepse në biografinë e tij nuk ka asnjë pikë të vetme që të tregojë konceptin e tij intelektual dhe nga ana tjetër veprimtaria e tij është në hije”, ka thënë Jeton Kelmendi.

“Dihet se që nga ardhja e tij në politikë, ka ardhur në një mënyrë agjentureske, dhe nuk ka dilemë se shërbimi inteligjent sekret serb e ka rekrutuar Thaçin në politikën e Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë aspak rezultat dhe ai libër mund të paguhet me para të popullit mirëpo nuk do të ketë ndryshme, sepse Thaçi do të jetë po ai palaço i politikës kosovare, njeriu që i ka sjellë probleme vendit ,që po i përçan faktorët politik dhe së fundmi  që po e përçanë Kosovën në raporte  me miqtë ndërkombëtare si me Amerikën dhe vendet perëndimore. Kështu që çfarëdo libri që shkruhet, Thaçi do te mbetet po ai i njëjti njeri i cili prodhon vetëm të këqija”-ka theksuar Kelmendi për gazetën “Bota sot”

Haziri: Thaçi si Enver Hoxha

Image
Nexhat Haziri

Analisti Politik Nexhat Haziri ka thëne për Bota sot se ky libër nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në punën e Gjykatës Speciale në raport me presidentin Thaçi, i cili pritet të jetë njëri nga të akuzuarit e kësaj Gjykate.

“Po është e vërtetë se është një libër i porositur nga presidenti Thaçi në tentim për ta ngritur imazhin e tij dhe për mbuluar rolin e  tij qoftë gjatë periudhës së luftës, dhe pas luftës. Pra është një heroizëm i blerë me parat e zhvatjes dhe formave të tjera të pista, përmes së cilit Thaçi ia atribuon meritat vetes së tij për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe rrethë saj duke filluar nga vitet '90 e deri më sot. Përpjekje të tilla për të veshur me heroizma nuk janë të reja e as nuk po ndodhë vetëm me Thaçin. Histori të tilla ka pasur edhe me lider të tjerë në botë, sidomos në vendet diktatoriale, ku liderët përmes librave të porositura kanë ngritur dhe sajuar heroizmat e tyre që para popujve të tyre të shtypur dhe të manipuluar janë paraqitur si të pa zëvendësueshëm, si baballarë të popujve të tyre. Ndërsa historia shqiptare këtë formë të heroizmit të sajuar e njehë me diktatorin Enver Hoxha”, është shprehur Nexhat Haziri.

Krejt për fund, sipas tij, një libër i tillë i porositur nga presidenti Thaçi, është përpjekje të tij dëshpëruese, pasi në sytë e qytetarëve të Kosovës imazhi i tij është i një njeriu që vendin e ka zhytur në krim dhe korrupsion ,ndërsa në rrafshin ndërkombëtar njihet si koka e krimit në Kosovë.

“Ky libër nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në punën e Gjykatës Speciale në raport me presidentin Thaçi, i cili pritet të jetë njëri nga të akuzuarit e kësaj Gjykate”-ka përfunduar Haziri për “Bota sot”

Ndryshe, Libri biografik për Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka shkaktuar debate në Kosovë, është në prag të botimit.

I shkruar nga dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe, ai pritet të botohet në muajin shkurt.

Në një intervistë të shkurtër për KosovaPress, presidenti Thaçi pohon se i ka autorizuar intervistat të cilat i ka dhënë me kërkesë të autorëve, porse nuk ka ide se çfarë përmban libri në tërësi. 

”Thaçi: Nuk kam ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me botuesin. Ajo që më është thënë është se libri do të botohet në muajin shkurt. Libri është i autorëve dhe jo i imi. Unë kam autorizuar intervistat të cilat i kam dhënë me kërkesë të autorëve, por nuk kam ndonjë ide se çfarë përmban libri në tërësi”, ka thënë Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat