Tomë Gashi deklarohet për rastin e Astrit Deharit, ka një kërkesë

Aktuale

Tomë Gashi deklarohet për rastin e Astrit Deharit, ka një kërkesë

Nga: G.B Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:09
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka kërkuar që rasti i vdekjes së Astrit Deharit të mos përdoret politikisht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk është çështje privat e askujt dhe ka kërkuar që të mos përdoret politikisht nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

RASTIN E VRASJES SE ASTRIT DEHARIT TË MOS E PËRDOR ASKUSH PËR QËLLIME TË VETA.

Menjëherë pas vrasjës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosjes! dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të aktivitetit të tij politik.

Z.Albin Kurti është deklaruar i pari në media, se Astriti ka hyrë i gjallë në Qendren e Paraburgimit në Prizren dhe është nxjerrur i vdekur nga Institucioni ku jeta e tij do të duhej të ishte e sigurtë.

Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, asnjëherë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.

Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertiza të ekspertëve të pavarur që e kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për të kryer hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertiza të pavaruara në lidhje me rastin e vrasjës së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin jurdik të mbyllet.

Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e tyre për angazhimin e Instititutit zviceran duhet të realizohet.

Rasti i vrasjës së Astrit Deharit nuk është çështje private e askujt, ne cilesin e perfaqesuesit juridik – Avokat I familjes Dehari kerkoj qe askush te mos e perdor kete rast për qëllime të veta politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat