Albin Kurti i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes

Aktuale

Albin Kurti i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes

Më: 10 janar 2018 Në ora: 18:26
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po e mban mbledhjen e kryesisë ku temë kryesore deri tash ka qenë zgjidhja e problemeve me të cilat është ballafaquar kjo parti politike së fundi.

Ky takim ka filluar në orën 15:00 dhe ende po diskutohet, ndonëse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është larguar nga takimi me arsyetimin se ka takime të tjera në cilësinë e kryetarit të Prishtinës.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë anëtar që është dorëhequr, ndërsa përpos Ahmetit, prezentë ishin edhe Albin Kurti, Dukagjin Gorani, Fitore Pacolli, si dhe është parë edhe Glauk Konjufca.

Është diskutuar që të tentohet të ketë edhe një takim me komplet grupin parlamentar për të parë mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Deri më tani i vetmi kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është Albin Kurti, ndërsa sonte në orën 12 pas mesnate,  përfundon afati për ata që janë të interesuar që t’i hyjnë kësaj gare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat