Ambasadori britanik flet për Gjykatën Speciale: Sami Lushtaku sa herë që dëshiron del dhe kthehet në burg - Bota Sot
Ambasadori britanik flet për Gjykatën Speciale: Sami Lushtaku sa herë që dëshiron del dhe kthehet në burg

Aktuale

E enjte, 20 shtator 2018

Ambasadori britanik flet për Gjykatën Speciale: Sami Lushtaku sa herë që dëshiron del dhe kthehet në burg

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:09
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik , Ruairi O’Connell ka deklaruar se çdo krim që është bërë gjatë kohës së luftës duhet të ndëshkohet, dhe askund nuk thuhet se kush do të gjykohet nga kjo gjykatë, serbë apo shqiptarë.

O’Connell ka pohuar se shteti i Kosovës, deri më tash nuk ka treguar gatishmëri edhe aftësi që t’i trajtojë këto raste, andaj Gjykata Speciale është krijuar që t’i zbardhë të gjitha këto.

“Çdo krim duhet të gjykohet, ne asnjëherë nuk kemi thënë që do të gjykohen vetëm shqiptarët, Kosova nuk ka treguar aftësi që t’i trajtoj rastet  me seriozitet, p.sh Sami Lushtaku është i akuzuar, dhe ai sa herë që dëshiron del dhe kthehet prapë në burg”, ka thënë ambasadori.

Po ashtu, O’Connell ka folur edhe për raportet me presidentin Thaçi, ai ka thënë se ka bashkëpunim të mirë me të.

“Unë e njoh që shumë vite presidentin Thaçi, kemi komunikuar vazhdimisht me të, mirëpo për Gjykatën Speciale ende s’kemi pasur takim, sepse është jashtë vendi”, tha ai.

Ambasadori në fund tha se Gjykata Speciale nuk do ta dëmtoj imazhin e Kosovës, por vetëm do të zbardhen autorët e krimeve që kanë ndodhur në luftë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test