Ilir Deda flet për krizën dhe përçarjet në Vetëvendosje

Aktuale

Ilir Deda flet për krizën dhe përçarjet në Vetëvendosje

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:11
Ilir Deda

Deputeti i Alternativa, Ilir Deda duke komentuar për dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që apelon te ata që sa më shpejt t’i japin epilog krizës së tyre.

“Duhet të ketë një bashkërendim të aktiviteteve opozitare e cila është e nevojshme, ndërsa sa i përket Alternativës ne do të bashkëpunojmë me çdo forcë opozitare”.

“Është me rëndësi që të zgjidhet problemi i Vetëvendosjes”, ka thënë Deda në Info Magazine.

“Ne do të bashkëpunojmë me çdo forcë opozitare por s’mund të presim paralizën e opitarizmin për shkak të numrave të mos zgjidhjes së situatës në Vetëvendosje”.

Edhe pse Deda thotë se nuk dëshiron të komentojë shumë për Vetëvendosjen, sipas tij përplasjet mes tyre janë më shumë politike të njerëzve të “mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat