Rrëfimi i tmerrshëm: I shpëtova 13 qytetarë të plagosur nga granatat e minahedhësve serb në Mitrovicë, por...

Aktuale

Rrëfimi i tmerrshëm: I shpëtova 13 qytetarë të plagosur nga granatat e minahedhësve serb në Mitrovicë, por...

Nga: P.R Më: 10 janar 2018 Në ora: 20:50
Mitrovicë, 1999

Skender M. Hoti, P.h.D. profesor, ka rrëfyer për gazetën “Bota sot”, një kujtim të tij nga lufta e fundit në Kosovë. Ai ka treguar se si i kishte shpëtuar 13 qytetarë të plagosur rëndë nga granatat e minahedhësve serb në Tregun e Mitrovicës.

“Sa herë që muaji mars afron, unë fatkeqësisht, ndjehem shumë i emocionuar, i pikëlluar dhe i zhgënjyer, nga aq shumë ngjarje, dramatike e tragjike e tejet tronditëse, të tilla që, edhe pse dekadat radhazi kalojnë, ato, mjerisht, nuk zvetënohen dhe nuk largohen nga arka e kujtesës time! Kësaj radhe, më duhet të cek, vetëm një prej shumë rasteve, që më ka rastisur të shpëtojë jetën e dikujt e, asnjeri mos të më falënderoj, bile as ta përmend!”, thotë Hoti.

Ishte 13 marsi i vitit 1999, kur Skender Hoti kishte përjetuar një ndër ditët me të tmerrshme në jetën e tij.

Image
Skender M. Hoti, P.h.D. profesor

“Ishte 13. 03. 1999, kur, pasi u ktheva nga një fshat i Drenushës, u njoftova se mungonin artikujt elementar ushqimor ne familje, pasi qe ishte kohë lufte dhe  ndihej vrazhdësia e okupimit ne Mitrovicën e cvilitur.   Pra, vajta në tregun e gjelbert të Mitrovicës dhe po furnizohesha me artikujt në fjalë kur, papritmas,  u ndije një fishkëllimë: "fiiiuuuu!", e pas pak, një plasje e tmerrshme: "buummm!". Posa u ktheva, nuk pashë njeri në këmbë, të gjithë u shtrinë për toke! Filluan britmat: "kukuuuu!", "kuukuuu bre!". "Me ndihmo!", "nihme, ndihmë!". I vetmuar iu drejtova vendit ku plasi granata e parë! Lemeri, lemeri, shumë shumë njerëz për toke, pa këmbë, ose me këmbë e duar te kacavjrrta anash!”, kujton ai.

“Pashe një grua rome me një foshnje në dorë mu në qoshe të njërës bankë me peme e perime! E preka femiun, ai kishte vdekur, kurse e ëma jepte shpirt,  kur një i plagosur i trash, flokët biondin, me tha: " o vëlla, çomë te mjeku, vdiqa!". E kapa dhe terhjeka jashta tregut ne tretuar. Vrapova e kapa një tjetër dhe e tërhoqa deri në trotuar, pastaj të tretin, të katërtin e të pestin!, kur plasi granata e dytë e hedhur nga minahedhësi serb! Në këtë moment, Shukri Bajrami me pyeti mos u plagosa, i thash jo! U nisa, Shukriu me shoqëroi e bartëm të gjashtin qytetar! Kur Lulgezim Berani me pa vrapoi nga shtëpia e tij dhe së bashku me të dhe Shukriun i vendosem në trotuar te 13 të plagosurit!{, vijon Hoti.

Sipas tij, askush nuk u kishte ndalur për ndihmë.

“Asnjë qerre, traktor i vogël a i madh nuk deshi të ndalej e t'i dërgonte të plagosurit në spital. Pas shumë lutjesh e insistimesh, mezi unë Luli e Shukriu i vendosëm të plagosurit, se pari në nje veturë "mercedes", pastaj, në traktor, e në fund edhe në qerre me kuaj! Duhet cekur se një infermiere e quajtur Sevdije Abdyli dhe disa qytetar, nja 200-300m larg nesh, hidhnin gurë në policinë speciale për të penguar ndërhyrjen e tyre, derisa u tërhoqën të gjithë të plagosurit! Me këtë rast, lus te lartcekurit, të pranojnë falënderimet me te sinqerta nga unë dhe familja ime, për ndihmën e dhënë, duke rrezikuar jetërat e tyre personale!”, ka përfunduar rrëfimin e tij, profesori Hoti ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat