Këshilltari Kadri Veselit: Gjykata Speciale nuk mund të ndalet

Aktuale

Këshilltari Kadri Veselit: Gjykata Speciale nuk mund të ndalet

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:38
Blerim Latifi

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë formimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet. Ai thotë se krijimi i kësaj Gjykate do të bëhet gjithqysh.

Krijimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet dhe formimi i saj do të behët në çdo formë. Kështu ka bërë të ditur Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai thotë se krijimi i Speciales nuk ka mundur të ndalet edhe në vitin 2015.

“ Gjykata Speciale nuk ka mundur të ndalet as në vitin 2015 e ajo nuk do të ndalet edhe tani. Krijimi i saj do të ndodh. Deputetët e dinë se pse e kanë marrë iniciativën për ta ndalë krijimin saj”, ka thënë Latfi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat