Gashi për Specialen: Deputetët ndërrojnë mendje deri tri herë

Aktuale

Gashi për Specialen: Deputetët ndërrojnë mendje deri tri herë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:55
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi, ka thënë se krimi më i madh që ka ndodhur është votimi i Gjykatës Speciale – gjykatë që do të gjykojë vetëm shqiptarët – ish pjesëtarët e UÇK-së.

Ai ka thënë se ka deputetë të Kuvendit të Kosovës, që ka votuar këtë gjykatë, por që nuk e ka lexuar ligjin, duke shtuar se ata kanë votuar sipas urdhrave të liderëve.

“Ka deputet që në vitin 2015 para votimit të Speciales kanë qenë në marrëveshje me strukturat e PDK-së që kanë votuar kundër, dhe më pas kanë ndryshuar mendim”.

“Ironia më e madhe është që në vitin 2018, pas deklarimit të Veselit, disa deputetë deklarohen se do të votojnë në vijën e udhëheqësve të tyre”.

“Kështu i bjen se disa deputetë janë vetëm kukulla. Deputetët e ndërrojnë tri herë mendimin e vet dhe pretendojnë se përfaqësojnë popullin”, është shprehur Gashi në Zona B.

Sipas Gashi deri te formimi i Speciales ka ardhur pas një libri të botuar nga ish prokurorja Carla del Ponte dhe më pas raportit të Dick Marty, ku thuhet se në kohën e luftës janë kryer krime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat