Publikohen mesazhe të reja të Vetëvendosjes

Aktuale

Publikohen mesazhe të reja të Vetëvendosjes

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:54
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Mesazhe të reja të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë qartësojnë pozicionimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në Lëvizje. 

Ahmeti është një nga figurat e pakta me fuqi në VV që nuk është deklaruar deri më tani lidhur me përçarjet që kanë nisur tashmë e një muaj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bisedat e realizuara në platformën e komunikimit “Viber” gjatë ditës së djeshme (9 janar 2018) mes anëtarëve të degës së VV-së në kryeqytet, që në “Viber” është titulluar si “Pikat e Qendrës – Prishtinë”, janë bërë mes anëtarëve të kësaj partie në Prishtinë.

Më të rëndësishmet janë ato të kandidatit për Asamble nga kjo parti në Prishtinë, Shpend Venhari dhe Naim Bajrami nga fshati Orllan, qesin në pah se Ahmeti është pjesë e grupit të të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Venhari i referohet Ahmetit si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt, Visar Ymerit, Qëndron Kastrit, Driton Çaushit e disa të tjerëve.

Venhari dhe të tjerët në këto biseda i referohen Ahmetit si pjesë të grupit kundër ish-kryetarit të LËvizjes, Albin Kurti, që tashmë ka dalë zyrtarisht si kandidat për kryetar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Teksa komentojnë deklaratat e të dorëhequrve nga VV-ja, Venhari dhe të tjerët diskutojnë edhe për Ahmetin. Atij i referohen si “Shpend Ahmeti & Co”.

Image

“Si rrejdohë deklaratat dhe veprimet i kanë me efekte që Shpend A. & Co. i dobëson edhe më shumë, natyrisht efektet kanë me u ndi edhe në VV”, shkruan Venhari.

Më pas ata akuzojnë grupin e Ahmetit si figura që kanë përfituar shumë nga ish-lideri, Albin Kurti.

“Sa të fuqishëm janë Shpend Ahmeti & Co? Albinim Shpendit & Co, iu mundësoi që ti kenë postet më të larta…”, vazhdon Venhari, duke ia numëruar postet që kanë këta zyrtar. Aty përmendet edhe Dardan Molliqaj dhe Ylli Hoxha.

Image

Por kjo nuk është e tëra. Ky grup në Viber duket se i është gëzuar edhe faktit që Ahmeti nuk ka mundur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh.

“Plani me fitu Prishtinën pa balotazh ju dështoi, me këtë pozicionet për ta administru komunën i kanë edhe më të dobëta se në mandatin e kaluar”, thotë Venhari që në zgjedhjet lokale në Prishtinë ishte kandidat për Asamble nga VV-ja.

Venhari gjithashtu kërkon që të dorëhequrit të përjashtohen nga partia.

Image

Përçarjet në VV kanë nisur me publikimin e një bisede në “Viber” mes disa zyrtarëve të lartë në këtë parti, ku Aida Dërguti i ishte referuar Albin Kurtit me një epitet banal.

Më pas kanë nisur edhe dorëheqjet dhe akuzat e ndryshme, duke dalë në pah se egzistojnë së paku dy grupe të mëdha në këtë parti që deri më tash besohej se udhëhiqej nga Molliqaj.

Pesë bisedat e plota të siguruara nga Insajderi:

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat