"Hashim Thaçit i shkoi keq ruleti rus - i ngeli plumbi në revole"

Aktuale

"Hashim Thaçit i shkoi keq ruleti rus - i ngeli plumbi në revole"

Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:00
Hashim Thaçi

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë se prapa përpjekjes për shfuqizimin e Gjykatës Speciale qëndrojnë udhëheqësit e shtetit, me në krye presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, sipas Pallaskës, edhe mund të konsiderohet themelues i kësaj gjykate.

Në “Rubikon”, Pallaska është shprehur se Thaçit e të tjerëve iu ka shkuar keq ruleti rus – se iu ka ngelur plumbi në revole.

“Thaçit edhe liderëve të tjerë nuk iu ka ecur mirë. Atyre iu ka shkuar keq ruleti rus”, ka thënë ai.

“Është shumë e thjeshtë, ai dhe liderët e tjerë me krimet e luftës e kanë luajtur ruletin rus tash e 19 vite”, është shprehur Pallaska.

“Ata kanë qenë në gjendje që t’i sakrifikojnë edhe shokët e luftës. Këtë e kanë bërë vetëm për ta shpëtuar veten nga akuzat për krimet në luftë”, ka thënë ai.

“Por, tani ka ardhur puna te plumbi i vetëm në revole”, ka shtuar Pallaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat