Kelmendi: Kryeministri Haradinaj ofendon sektorin publik

Aktuale

Kelmendi: Kryeministri Haradinaj ofendon sektorin publik

Nga: Bota sot Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:17
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se me rritjen e pagave, kryeministri Ramush Haradinaj po e ofendon sektorin publik, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, ai ka thënë se Haradinaj ua ka rritur pagat vetes dhe këshilltarë, ndërsa që punëtorët në sektorin privat janë skllevër.

Shkrimi i plotë:

Rritja pagave në sektorin publik 4%,

rritja e pagës së kryeministrit 100%,

punëtorët në sektorin privat - skllevër,

Rritja e pagave në sektorin publik prej 4% është ofendim dhe nënçmim për punonjësit e këtij sektori.

Ndërsa në sektorin privat shumica e punëtorëve trajtohen si skllevër.

Me orar të zgjatur mbi 8 orë punë, punë edhe vikendeve, pa kontrata të punës dhe shtypje e degradim njerëzor.

Kryeministri Haradinaj ia rrit pagën vetit 100% dhe rritë pagën edhe të ministrave dhe këshilltarëve politik.

Ky vendim i tij fyen dinjitetin e qytetarit të Kosovës i cili jeton në varfëri (rreth 40 % e tyre) dhe papunësi e cila është më e madhja ë rajon.

Në anën tjetër opozita VV dhe LDK janë ende në gjumë dimëror dhe frikësohen me shiku Ramushin e lëre më me i reagu për vendimet e tij të çoroditura.

Ndërsa partneri i koalicionit PDK-ja e cila e bëri Ramushin Kryeministër, po luan rolin e saj të njohur duke i djegur kundërshtarët dhe pret rastin të i shpallë zgjedhjet si mjet i "shpëtimit" të Kosovës.

Shpresojmë që qytetarët të i dënojnë me votë këto parti që punuan për veti e jo për popullin e e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat