Beqiri: Dikujt i ka pengu të zbardhet vrasja e Malokut, por edhe anëtarëve të tjerë të vrarë LDK-së

Aktuale

Beqiri: Dikujt i ka pengu të zbardhet vrasja e Malokut, por edhe anëtarëve të tjerë të vrarë LDK-së

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:47
Ismet Beqiri

Anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë sot homazhe tek lapidari i aktivistit të vrarë të kësaj partie, Enver Maloku.

Ismet Beqiri nga LDK ka thënë se si parti nuk do të ndalen së kërkuar që të zbardhën vrasjet e pas luftës. Ka thënë po ashtu se dikujt po i pengon që të zbardhet vrasja e Malokut dhe të tjerëve por është shprehur i bindur se së shpejti pritët që të zbardhet vrasja e Malokut.

“Organet e drejtësisë e kanë për obligim t’i zbardhin këto raste dhe nuk do të rreshtim së kërkuari që të zbardhet vrasja e Enverit, aktivistëve të LDK-së dhe të gjitha vrasjet që janë bërë në Kosovë. Po besojmë që nuk do të jetë larg dita kur do zbardhet vrasja e Malokut. Besojmë që dikujt i ka pengu të zbardhet vrasja e Malokut por edhe anëtarëve të tjerë të vrarë LDK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat