Haradinaj në Tiranë, takon presidentin Meta

Aktuale

Haradinaj në Tiranë, takon presidentin Meta

Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:22
Haradinaj- Meta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat