Kurti: Kampi i vogël i të arratisurve, sot e përsërisin PDK-në

Aktuale

Kurti: Kampi i vogël i të arratisurve, sot e përsërisin PDK-në

Nga: B.S Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:41
Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Tinka Kurti përmes rrjetit të saj social Facebook ka reaguar pas dorëheqjeve të fundit të anëtarëve të Vetëvendosjes nga funksionet brenda partisë.

Sipas Kurtit, kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në, përcjell “Bota sot”.

Image
Tinka Kurti

“Kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në. E kanë përpunuar fjalë për fjalësh “e keni për pushtet”. Asnjëherë nuk është mirë me fol veç prej pozicionit ku përket, e përkatësinë e të cilit e ka përcaktuar një interes meskin”, ka shkruar zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ja postimi i plotë:

Prej të gjitha ‘kritikave’ asnjë nuk ishte e re nga faksioni. As nuk e kanë marrë mundin të bëjnë një analizë apo të shpikin diçka. Japin informacione të shkëputura e deklarata të përçarta. Shkruajnë materiale me subjekt dorëheqjen që e bëjnë tekstin lajm të botueshëm. Kritikat (kryesisht etiketa shpifëse) që po përdoren, që kundërshtarët e Lëvizjes i kanë shpikur ndër vite, e tash po ripërpohen dobët. Këto etiketa, Lëvizja ka dëshmuar që nuk i meriton dhe akuzuesit janë demantuar si njerëz joseriozë para publikut.

E prej të gjitha etiketimeve më hipokritja është kur quhet ‘oportunist’ kushdo që mbron sot të drejtën, kur thjesht ngulmon e habitet “pse jo Albini?”. Kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në. E kanë përpunuar fjalë për fjalshë “e keni për pushtet”. Asnjëherë nuk është mirë me folë veç prej pozicionit ku përket, e përkatësinë e të cilit e ka përcaktuar një interes meskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat