Bajrush Morina: Vrasës të Enver Malokut janë një deputet dhe bashkëshortja e tij

Aktuale

Bajrush Morina: Vrasës të Enver Malokut janë një deputet dhe bashkëshortja e tij

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:23
Gazetari Bajrush Morina

Gazetari Bajrush Morina ka bërë një postim me rastin e përvjetorit të 19’të të vrasjes së veprimtarit të LDK dhe gazetarit Enver Maloku. Morina pretendon se e di kush janë vrasësit e Malokut, edhe pse nuk ka përmendur emra.

Ai ka shkruar megjithatë se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.

Sipas tij, këta dy persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Speciale.

LUTJA IME PER DITEN E SOTME!

Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!

Kush jane ata e dijne me se miri:

– Zoti, i qofshim fale atij!

– Shpirti i Enver Malokut, e

– Dy te dyshuarit per kete vrasje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat