Reagon Milaim Zeka: Bajrush Morina ja huqe keq, me shumë saktësi e di se në kënd po aludon

Aktuale

Reagon Milaim Zeka: Bajrush Morina ja huqe keq, me shumë saktësi e di se në kënd po aludon

Nga: G.B Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:38
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së Bajrush Morinës, për vrasjen e Enver Malokut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se Morina ia ka huq, pasi që vrasësi i Malokut nuk është brenda Kuvendit, përcjell Bota sot.

Zeka ka thënë se e di në kënd po aludon Bajrush Morina, por që Enver Malokun e ka vrarë Serbia përmes mashave të veta në Kosovë.

Postimi i plotë:

Bajrush Morina ja huqe keq

Nuk ka vrases te Enver Malokut brenda Kuvendit

Ish kolegu im, Bajrush Morina, sot kur eshte dite zie per te gjithe ata qe e kane daahur, nderuar, respektuar e vleresuar Enver Malokun, doli me nje lajm bombe, duke thene qe "vrasesi i Enver Malokut eshte nje deputet i Kuvendit te Kosoves dhe grueja e tije"!

Me shume saktesi e di se ne kend po aludon Bajrush Morina, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Eshte e vertete qe drejtesia nderkombetare ka punuar ne zbardhjen e ketij rasti, edhe te Sabri Hamitit, ama asnje deputet aktual nuk eshte i dyshuar per keto raste.

Enver Malokun e kam pas shef ne QIK nja 9 vite. Pse ka qene shume i zoti, shume i mençur e shume shqiptar, Serbia e vrau, permes mashave te veta ne Kosove!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat