Morina refuzon të tregojë emrin e deputetit që thotë se e vrau Enver Malokun

Aktuale

Morina refuzon të tregojë emrin e deputetit që thotë se e vrau Enver Malokun

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:34
Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku

Pasi që shkroi se për vdekjen e Enver Malokut, është përgjegjës një deputet dhe gruaja e tij, Media ka kontaktuar me Bajrush Morinën.

Morina thotë se zbulimi i vrasjes së Malokut ka kohë që është duke u zvarritur dhe, sipas tij, ata që kryen këtë akt janë të lirë dhe zotërojnë postin e deputetit.

Por, edhe pas insistimit të Express-it, Morina ka refuzuar të thotë emrin e deputetit, mirëpo e gjitha që ai ka treguar është se ky deputet nuk i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Veç një gjë mund ta them, vrasësi deputet nuk është i LDK-së”, ka thënë shkurt Bajrush Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat