Reçica paralajmëron ndryshime në fushën e legjislacionit

Aktuale

Reçica paralajmëron ndryshime në fushën e legjislacionit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:35
Skender Reçica

Në kuadër të agjendës legjislative për vitin 2018, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka caktuar qartë prioritetet edhe sa i përket ndryshimeve në fushën e legjislacionit.

Ndër prioritetet kryesore të ministrit Reçica për vitin 2018, krahas prioriteteve tjera në këtë fushë, është Ligji i ri i Punës si dhe Ligji për Inspektoratin e Punës.

“Në kuadër të aktiviteteve ligjore për vitin 2018, prioritet është Ligji i Ri i Punës i cili do të jetë në fokusin tonë dhe do ta trajtojmë qysh në tre mujorin e parë të këtij viti, si dhe Ligji për Inspektoratin e Punës”, ka thënë ministri Reçica

Sipas ministrit, ligji i ri i punës do të jetë një ligj i avancuar në përmbushjen e të drejtave të punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe do të rregulloj disa çështje që për një kohë të gjatë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e diskutimeve dhe debateve të ndryshme si pushimi i lehonisë, orari i punës, kontratat, dispozitat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e grave në punë etj.

Kurse sa i përket  Ligjit për Inspektoratin e Punës, kreu i MPMS-së thotë se gjithashtu do të jetë një ligj i avancuar dhe do të përmbajë standarde të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

“Do të fokusohemi në fuqizimin e rolit të inspektoratit, si në aspektin e ngritjes së kapaciteteve po ashtu edhe në shtimin e numrit të inspektorëve, por ajo që është më e rëndësishme, do të ushtrojmë një mbikëqyrje më të rreptë në punën e inspektoratit”, ka thënë Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat