Deputeti i VV-së: Albin Kurti më quajti idiot se ia publikova një foto të tij

Aktuale

Deputeti i VV-së: Albin Kurti më quajti idiot se ia publikova një foto të tij

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:00
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili është duke qëndruar në burg për shkak se është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet që ai mbante në parti.

Krasniqi në një letër që e ka dërguar nga burgu ka shpjeguar arsyen e dorëheqës së tij, mes të tjerash ka pasur edhe akuza ndaj liderit të parë të partisë, Albin Kurtit. Krasniqi ka thënë se Kurti e kishte quajtur idiot për shkak se ia kishte publikuar një fotografi ku më pas sipas tij Kurti e ka përdorur gjatë fushatës elektorale.

“Kurrë nuk do t’i harroj ditët kur në zyrën e vogël në qytezën Pejton ishim veç një grusht njerëz që përballeshin me gjithë arsenalin e pushtetit të asaj kohe. Kur maqina propaganduese e këtij pushteti, të sfiduar seriozisht për herë të parë pas lufte, na quante tradhtarë, spiunë, e çka jo tjetër. Por nuk pendohemi, sepse të gjitha po i bënim për Lëvizjen dhe për Kosovën”.

“Nuk pendohemi as për momentet e mosvlerëismit apo nënvlerësimit, sepse nuk ishte vlerësimi personal ajo për të cilën luftonim. As për momentet e këqija si ajo kur sa isha drejtues i Sekretariatit për Media, Albin Kurti më dërgoi e-mail ku më quajti “idiot” vetëm ngase në faqen e Lëvizjes ia publikova, për të mirën e tij, një foto me familjen e vet – të cilën megjithatë, më vonë ai vetë e përdori për fushatë elektorale. Ia fala dhe nuk pendohem, edhe indifirencën ndaj padrejtësisë që na u bë nga pushteti që na akuzoi e dënoi për terrorizëm”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka akuzuar Kurtin se gjatë kohës sa ai kishte qëndruar në arrest nuk ishte vizituar asnjëherë nga Kurti, deri në vdekjen e Deharit, për të gjitha këto Krasniqi ka thënë se ia fal Kurtit dhe nuk i bien pishman.

“Edhe refuzimin e tij për t’më vizituar gjatë tre muajve të parë të arrestit (deri pas vdekjes së Astritit) e edhe mosparaqitjen e tij në asnjë konferencë apo intervistë për të na mbrojtur nga padrejtësia që po na bëhej. Të gjitha ia fala dhe për asnjë nuk jam pishman. Çdo sakrificë e vetëmohim, çdo fyerje e përbuzje, ishte e kapërdishme sepse përpara nesh kishim idealet dhe konceptet, bashkë me besimin që askush nuk do të dojë dhe as nuk do të mundet të përfitojë personalisht nga sakrificat e të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi në letrën e tij nga burgu”, ka shkruar Krasniqi në letrën e dërguar nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat