Reagon Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes

Aktuale

Reagon Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes

Nga: D.RR Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:14
Vetëvendosje

Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë me një njoftim zyrtarë për anëtarësinë dhe opinionin pas dorëheqjeve të fundit që po ndodhin në Vetëvendosje.

Ky komision thotë se ndaj këtyre që po dorëhiqen po prerendohet se janë thyerje e disiplinës nga anëtarë të supozuar të Vetëvendosjes, por thonë se komisioni nuk ka marrë asnjë shkresë apo ankesë lidhur me këtë.

Njoftimi i plotë:

KOMISIONI DISIPLINOR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

NJOFTIM

Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvensosje!, në bazë të Statutit, neni 89, paragrafi 10 dhe Rregullores së punës së Komisionit, në mbledhjen e sotme mori vendim që të dalë me një njoftim sqarues për anëtarësinë dhe opinionin:

Këto ditë nga disa që po dorëhiqen nga funksioniet e Lëvizjes Vetëvensje pohohet se ndaj tyre po ndodhin veprime që pretendohet se janë thyerje e disiplinës nga anëtarë të supozuar të Lëvizjes Vetëvendosje! Njoftojmë se Komisioni Disiplinor, organ që trajton këto çështje në rastet kur raportohen, nuk ka marrë asnjë shkresë apo ankesë lidhur me këtë.

Është shqetësues publikimi i dokumenteve të Komisionit Disiplinor në rrjetet sociale. Publikimet e tilla të nxjerrura fshehtas nga Arkiva e Lëvizjes është shkelje e Rregullorës se Komisionit disiplinor dhe Statuti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Prishtinë, 11.01.2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat