Reagon edhe Isa Mustafa në përvjetorin e vrasjes së Enver Malokut

Aktuale

Reagon edhe Isa Mustafa në përvjetorin e vrasjes së Enver Malokut

Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:43
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar në 19-vjetorin e vrasjes ish-veprimtarin e kësaj partie Enver Maloku, duke thënë se ai kontributi i tij do të përkujtohet përherë.

Postimi i plotë në Facebook:

Enver Maloku jetoi e veproi me nder, me përkushtim dhe me vendosmëri të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  19 vjet më parë Enveri u vra pabesisht, por kontributi i tij kolosal për Republikën e Kosovës do të përkujtohet përherë.  Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe vrasjeve të tjera politike të veprimtarëve të LDK-së është imperativ i kohës.  Image

Enver Maloku

Lavdi jetës dhe veprës kombëtare të Enver Malokut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat