Gashi: Morina duhet të tregojë fakte për “Rastin Maloku”

Aktuale

Gashi: Morina duhet të tregojë fakte për “Rastin Maloku”

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:08
Dardan Gashi

Zëvendëskryeministri, Dardan Gashi pas shkrimit të gazetarit Bajrush Morina për “Rastin Maloku” ka thënë se ai ndoshta e di mirë se kush e ka kryer atë vrasje.

“Morina ose e di mirë ose supozon se e di kush e ka kryer vrasjen e ish veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku”.

Megjithatë, Gashi gjatë një interviste në Info Magazine ka thënë që kjo është një temë e ndjeshme për Kosovën dhe nuk duhet të priten përvjetorët për të shtjelluar tema të tilla.

“Kryeprokurori është i detyruar të merr këtë rast, megjithatë mund të quhet vepër penale nëse e di që dikush ka kryer një veprim të tillë dhe nuk e ka lajmëruar”, ka thënë Gashi duke iu referuar deklaratave të Morinës.

“Morina duhet ta ndihmojë vendin duke përmendur emra dhe duke nxjerrë fakte lidhur me këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat