Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt, e quan shpifës

Aktuale

Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt, e quan shpifës

Nga: A.M. Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:44
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur Dardan Molliqajt, i cili ka thënë se është ndjerë i zhgënjyer nga kjo e fundit.

Albulena Haxhiu ka shkruar në Facebook se e ka përkrahur takimin e përbashkët dhe e ka quajtur Molliqajn shpifës.

“Dardan Molliqaj paska thënë që unë kam abstebuar për takimin e përbashkët ndërmjet kryesisë dhe grupit! Kjo është shpifje!

Unë kam përkrahur takimin e përbashkët dhe i kam arsyet për ketë! Nëse edhe 1% ka shansa për unifikim, duhet të punojmë në këtë drejtim e kemi borxh para qytetareve dhe ja kemi borxh Republikës se Kosovës!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ky reagimi vjen pasi që Molliqaj ka shkruar në Facebook se Haxhiu ka abstenuar për takimin e përbashkët me Grupin Parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat