Ahmeti, Gashit: Për stadiumin e Prishtinës kam biseduar me federatën

Aktuale

Ahmeti, Gashit: Për stadiumin e Prishtinës kam biseduar me federatën

Më: 11 janar 2018 Në ora: 21:52
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, lidhur me stadiumin e Prishtinës.

"Ministri Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e hjek prej procesit të privatizimit sepse nuk është ndërmarrje shoqërore. Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën", ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat