Abazi - Krasniqit: Molliqaj, që mori nënshtetësi shqiptare me adresë time, ku të angazhohet

Aktuale

Abazi - Krasniqit: Molliqaj, që mori nënshtetësi shqiptare me adresë time, ku të angazhohet

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:58
Boiken Abazi

Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Boiken Abazi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, ndaj asaj që ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi i tha në Rubikon.

“Meqenëse miku ynë, Florin Krasniqi, këshillën që mos të angazhohem në Kosovë nuk ma ka thënë kurrë kur jemi takuar bashkë, por ma thotë sot përmes TV, kam një pyetje: Florin, tash që Dardan Molliqaj vjet ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me adresë banimi te shtëpia ime në Tiranë, Molliqaj me origjinë nga Deçani e banues ne Prishtinë, ku do duhej te angazhohej sot Molliqaj?”, ka shkruar Abazi.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi në Rubikon  ka folur për anëtarët e VV-së nga Shqipëria, të cilët i quajti “parashutistë”.

“Nuk jam kundër atyre të Shqipërisë, jam për. Ata mendojnë që janë shumë më të mençur, por ka qenë mirë me bë diçka në Shqipëri”, u shpreh ai.

Krasniqi tha që Boiken Abazi ka punuar për parti mirëpo për Elvis Hoxhën nuk i njeh ndonjë kontribut.

“Kam respekt për Boikenin, ka shpenzu kohë shumë. Elvis Hoxha nuk e di se çka ka bërë që të përzihet”, tha ai.

“Ata kish qenë mirë me ardhë e me punu si Dardan Molliqaj në terren. Me luftu si qysh ka luftu familja e Dardan Molliqajt. Është e lehtë me fol fjalë të ndyta, unë nuk kam respekt për njerëzit që flasin fjalë të ndyta”, ka thënë ai.

I pyetur se pse Kurti nuk po i ndalon veprimet e tilla, ai ka thënë që duhet të pyetet ai mirëpo sipas Krasniqi, as Kurti nuk mund të bëj diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat