Kjo është dorëheqja që e ka habitur më së shumti Haxhiun!

Aktuale

Kjo është dorëheqja që e ka habitur më së shumti Haxhiun!

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:29
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për dorëheqjet e fundit nga postet brenda partisë së figurave të rëndësishme por për disa prej tyre ka thënë se është ndjerë e befasuar.

Duke folur në emisionin “Click” , Haxhiu ka thënë se disa prej atyre që janë dorëhequr nga postet nuk është se kanë probleme me Albin Kurtit, por dorëheqja e Visar Ymerit nga posti i kryetarit të partisë e ka befasuar më së shumti.

“Dorëheqja e Visarit, një muaj para se të përfundojë mandati ka qenë një befasi e madhe”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se dorëheqjet brenda partisë janë të orkestruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat