Sociologu i njohur ka tri gjëra për të thënë për vrasjen e Enver Malokut

Aktuale

Sociologu i njohur ka tri gjëra për të thënë për vrasjen e Enver Malokut

Nga: B.S. Më: 12 janar 2018 Në ora: 01:00
Enver Maloku

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike Fadil Maloku ka shkruar disa fjalë për vrasjen e gazetarit, publicistit dhe veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Malokut.

Sociologu ka thënë se Enverin e vranë, se nuk iu përkul Serbisë, ndërsa turpi le tu takojë institucioneve të Kosovës

Ja shënimi i tij i plotë

Enverin e vranë, se nuk iu përkul Serbisë! Lavdi këtij patrioti, e turp institucioneve të Kosovës!

1. Kaluan 19 vite nga; ATENTATI, vrasja makabre dhe tinzare e patriotit, intelektualit dhe veprimtarit Enver Maloku.

2. Është shumë simptomatike, indolenca dhe neglizhenca e bashkëpartiakëve të Tij, për ta zbardhur këtë ATENTAT, kur kihet parasysh që të njejtit ushtronin në pothuajse gjitha legjislaturat e pasluftës pushtet ekzekutiv!?

3. Thuhet që; Drejtësia vonon, por nuk Harron! Uroj që ( Gjykata Speciale ta shndrisë edhe këtë rast) ashtu të ndodhë, edhe në rastin e Enverit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat