Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës

Aktuale

Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:34
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.

Siç bën të ditur kumtesa e Qeverisë së Kosovës, kryeministri e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.  

“Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit.”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat