Haradinaj flet shkurt për sulmin ndaj Agron Mustafës: Po trajtohet seriozisht

Aktuale

Haradinaj flet shkurt për sulmin ndaj Agron Mustafës: Po trajtohet seriozisht

Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:55
Pamje nga rrahja

Më në fund një zyrtar i lartë i shtetit flet për rrahjen brutale të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur sot për sulmin ndaj Mustafës nga dy policë të shtetit dhe heshtjen institucionale.

Ai tha se është duke u punuar nga institucionet përkatëse dhe se kjo çështje është duke u trajtuar nga organet përgjegjëse.

Sipas tij, rasti i sulmit ndaj Mustafës është i ndjeshëm dhe se sulme të tilla nuk janë të mira.

Mustafa u rrah brutalisht në qendër të Prishtinës nga dy zyrtar të Policisë së Kosovës, ku njëri tashmë është suspenduar, por jo edhe Nazim Sahiti, shef i krimeve ekonomike në PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat