Prokuroria Autorizoi Policinë për Dëgjimin e Bajrush Morinës - Bota Sot
Prokuroria Autorizoi Policinë për Dëgjimin e Bajrush Morinës

Aktuale

E martë, 16 janar 2018

Prokuroria Autorizoi Policinë për Dëgjimin e Bajrush Morinës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:14
Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale në mesditë autorizoi policinë për dëgjimin e Bajrush Morinës.

Në mesditë Prokuroria Speciale e ka autorizuar policinë për dëgjimin e gazetarit Bajrush Morina, pasi ai shkroi në Facebook rreth asaj se kush e ka vrarë Enver Malokun në vitin 1999.

Lajmin për autorizimin e policisë që ta dëgjojë Morinën, e bëri të ditur për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku.

“Sot rreth orës 12:00 e kemi aurorizu Drejtorinë e Krimeve te Randa në Prishtinë për dëgjimin e Bajrush Morinës”, tha Millaku.

Dje Morina, në ditën kur u shënua 19 vjetori i vrasjes së Enver Malokut shkroi se do të dëshironte ta shihte një deputet të Kuvendit të Kosovës të shkonte drejt speciales.

“Ne përvjetorin e 19 të vrasjes së intelektualit te guximshëm Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur për ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!”, ka shkruar gazetari Bajrush Morina në profilin e tij në “Facebook”.

Dje u shkrua për paralajmërimin e Millakut që Bajrush Morina mund të intervistohet sot nga policia.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test