Sveçla tregon përse s’i doli Kurtit asnjë kundër-kandidat

Aktuale

Sveçla tregon përse s’i doli Kurtit asnjë kundër-kandidat

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:50
Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka pohuar se mungesa e një kundër-kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje mund të ketë qenë shkak i mungesës së besimit apo vetëbesimit se ata mund ta fitojnë këtë garë.

Sveçla tha se i kanë ftuar të gjithë ata që i plotësojnë kushtet sipas statutit të Lëvizjes Vetëvendosje, që të aplikojnë apo të punojnë që t’i përmbushin ato kushte në mënyrë që të konkurrojnë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur ndoshta shkaku i mungesës së besimit apo vetëbesimit se mund të fitojnë në këtë garë.

“Nuk ndodhën për shkak se në njërën anë ka mungu besimi, apo vetëbesimi se mund të fitojnë në këtë garë”, tha Sveçla.

Për më tepër, ai tha se nuk kanë dashur që të krijojnë një fazë të kinse-konkurrencës në Lëvizjen Vetëvendosje apo në këtë garë.

“Nuk kemi dashtë në asnjë mënyrë t’i përngjajmë garës për president të Kosovës, ku edhe kundër-kandidati i presidentit aktual i ftonte deputetët që ta votojnë Hashim Thaçin, dhe jo atë”.

“Ajo ishte një lojë të cilën Lëvizjen Vetëvendosje nuk e pranon”.

Sidoqoftë, Sveçla beson se në këtë subjekt politik ka aktivistë të denjë që të udhëheqin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Absolutisht unë besoj që në Lëvizjen Vetëvendosje ka aktivistë të cilët janë të denjë në një rast apo tjetër që të udhëheqin me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Tash pse askujt nga ne nuk na e ka marrë mendja që të garojmë me Albin Kurtin, kjo është çështje tjetër pastaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat