Adem Salihaj thotë se është i rrezikuar, tregon arsyen!

Aktuale

Adem Salihaj thotë se është i rrezikuar, tregon arsyen!

Nga: N.A Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:13
Adem Salihaj

Ish Deputeti dhe anëtari i LDK-së Adem Salihaj, ka reaguar pas dëshmive tronditëse të dëshmitarit të mbrojtur Shkumbin Mehmeti. Salihaj, ka thënë se të gjithë ata që kanë qenë viktima të atentateve e tentim atentave,duke përfshirë edhe veten, edhe sot janë plotësisht të rrezikuar si dëshmitarë të gjallë të krimeve të kryera.

“Dëshmitë e Shkumbin Mehmetit nuk dolën mbrëmë për herë të parë në opinion dhe as befasisht ,sepse shumica prej tyre janë publikuar edhe më pare nëpër portale dhe media te ndryshme. Të gjitha këto dëshmi janë të njohura për prokurorinë,policinë dhe gjykatat. Por,ato,në vend që t'i ndjekin kriminelët,e bëjnë të kundërtën,i fshehin dëshmitë dhe krimet,i mbrojnë kriminelët dhe i rrezikojnë edhe më tutje viktimat. Të gjithë ne që kemi qenë viktima të atentateve e tentim atentateve edhe sot jemi plotësisht të rrezikuar,sepse jemi dëshmitarë të gjallë të krimeve të tyre. Urdhërdhënësit e krimeve janë në krye të shtetit,ndërsa shteti ynë është tërësisht i kriminalizuar në çdo segment të tij. Asnjë prej segmenteve të drejtësisë e të shtetit në tërësi nuk është jashtë kontrollit të strukturave të krimit të organizuar.

Ndoshta Gjykata Speciale do ta zbardhë një pjesë të vrasjeve politike,por jam i bindur se shumica do të mbeten të pazbardhura,sepse janë kryer pas 31 dhjetorit 2000”, ka shkruar Salihaj në një postim në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat