“Godet” ish-ushtari i UÇK-së: Baton Haxhiu tentoi ta paraqesë Xhavit Halitin si viktimë

Aktuale

“Godet” ish-ushtari i UÇK-së: Baton Haxhiu tentoi ta paraqesë Xhavit Halitin si viktimë

Nga: Drilon Rrahmani Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:57
Xhavit Haliti

Saim Tahiraj, ish-ushtar i UÇK-së, përmes një postimi të tij, e kritikon Baton Haxhiun, udhëheqësin e emisionit, “Zona e Debatit”, ku mbrëmë pati të ftuar një dëshmitar të mbrojtur nga Gjykata Speciale, ku rrëfeu për vrasjet e pasluftës.

Sipas Tahirajt, tendenca e Baton Haxhiut ishte që krimin ta margjinalizoj vetëm rreth një grupi kriminalë, ku sipas Tahirajt dihet se ka pasur edhe grupe të tjera kriminale në Kosovë siç është SHIK-u, dhe paraqitja e Xhavit Halitit si viktimë në atë emision, ku dihet se Haliti ishte një ndër figurat kryesore të SHIK-ut.

“Tendenca e vazhdueshëm e Batonit që krimin ta margjinalizoj vetëm rreth një grupi kriminalë,kur dihet se grupe të tilla ka pasur në të gjitha regjionet e Kosovës,dhe se kupola e tyre ka qenë organizata ilegale e quajtur SHIK. Tendenca e Batonit që Xhavit Halitin ta paraqesë si viktimë e grupit në fjalë është shumë domethënëse për arsye se dihet publikisht se Xhaviti ka qenë njëra ndër figurat kryesose të SHIK-ut ,qoftë gjatë luftës,ku komandoj nga Shqipëria,por edhe pas saj”,-shkruan Saim Tahiraj.

Mes tjerash ai shkruan se rrëfimi i mbrëmshëm i Shkubmin Mehmetit, nuk solli diçka të re pasi që këto informacione janë dhënë edhe më herët.

“Emisioni i mbrëmshëm në Klan Kosova i drejtuar nga Baton Haxhiu,me pjesëtarin e grupit kriminal, Shkubmin Mehmeti,nuk na solli diçka të re. Këto informacione që dha personazhi i Batonit i kishte dhanë edhe më heret në mjetet e informimit,edhe pse më të cunguara,por mesazhi ishte i njejtë”,-shkruan Tahiraj

Postimi i plotë:
Cili është rroli i Baton Haxhiut në këtë dramë të tragjedisë Kosovare? Emisioni i mbrëmshëm në Klanë Kosova i drejtuar nga Baton Haxhiu,me pjestarin e grupit kriminal, Shkubmin Mehmeti,nukë na solli diçka të re.Këto informacione që dha përsonazhi i Batonit i kishte dhanë edhe më heret në mjetet e informimit,edhe pse më të cunguara,por mesazhi ishte i njejtë,porë nukë pati reagime ngaaskush,përposë Gani Gecit i cili edhe pse foli shumë dhe kërkoj që të ndermerret diqka ndaj këtyre dëshmive,porë fatkeqsish hasi në veshë të shurrdhër dhe Gania mbeti i vetëm.Mbrëmë, qka më zgjoj interesim gjatë tërë emisionit,ishte sjellja e Batonit me tendencë që intervisten ta drejtoj drejt një caku ku krimi të lokalizohet rrethë një grupi dhe kokat kryesore që kanë drejtuar të gjitha grupet kriminale të dalin të pa implikuara në këto veprimtari kriminale.Nga e gjithë kjo që pamë mundë të themi se Batoni vazhdon misionin e tij si misionarë i shëbimit të caktuar që i shërbeu edhe para dhe gjatë luftes.Pika kryesore që e bashkon Batonin me krerët e këti rrjeti kriminalë është ndoshta pikrisht ku shërbim famëkeqë që Shqiptarëve i sjelli shumë tragjedi.Fillimisht lindë pyetje se pse u deshtë që ku përsonazhë i krimit, i denuar me shumë vite për veprat kriminale që ka bërë,të shkoj pikrishtë në televisionin e Batonit që të rrëfehet për krime për të cilat është denuar?Pastaj pse u zgjodhë pikrisht koha,ku po pritet që të filloj gjykata speciale dhe situata është shumë e tensionuar në Kosovë?Tendenca e vazhdueshëm e Batonit që krimin ta margjinalizoj vetëm rrethë një grupi kriminalë,kur dihet se grupe të tilla ka pasur në të gjitha regjionet e Kosovës,dhe se kupolla e tyre ka qenë organizata ilegale e quajtur SHIK.Tendenca e Batoni që Xhavit Halitin ta paraqesë së viktimë e grupit në fajlë është shumë domethënse për arsye se dihet publikisht se Xhaviti ka qenë njëra ndër figurat kryesose të SHIK-ut ,qoftë gjatë luftes,ku komandoj nga Shqipëria,porë edhe pasë sajë.Tendenca e Batoni që Sigurimin e Atëdheut ta paraqesë si pjesë të këtyre grupeve kriminale,nukë është e rastësishme,ku për këtë shërbim dihet shumë pakë dhe publiku ende nukë e din se kujt i shërbeu ,dhe kujt i dha llogari ky sherbim ilegalë.Për fundë, mbyllja e emisionit me tendencën që përsonazhin e tija dhe grupin kriminal ta nderlidhë me Sirin, ku të gjitha faktet që janë publike e mohojnë këtë ndërlidhej,sepse kemi të bëjmë me vrasje,me motive politike të figurave të rëndësishme të LDK-së dhe institucioneve që formoj LDK-ja,dhe kursesi me elementin e ekstremit fetarë. Fillimi i këtij rrugëtimi të Baton Haxhiut,në përpjekje maksimale që figurat kryesore që drejtuan këtë organizatë famëkeqe, dhe që janë të veshur fuqishëm me pushtetin në Kosovë,shpresoj që të jetë i deshtuar që në fillim,sepse fija e lamshit tani është kapur dhe besoj që do të zgjidhet i tër ky lamshë që Kosoven e shkatrroj në masë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat