Arifi tregon cili do jetë angazhimi i tij në bisedimet me Serbinë

Aktuale

Arifi tregon cili do jetë angazhimi i tij në bisedimet me Serbinë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 20:33
Avni Arifi

Avni Arifi, i emëruar nga kryeministri i Kosovës shef i negociatave me Serbinë, ka dhënë një intervistë për Kk, ku ka shpjeguar se cili do të jetë roli i tij në këto bisedime.

Arifi ka bërë me dije se megjithatë bisedime do të udhëhiqen nga Presidenti, por që ai do të merret me implementimin e marrëveshjeve që arrihen në dialogun në Bruksel.

“Bisedimet janë të koncentruar tek presidenti, ndërsa qeveria merret me aspekte teknike që duhet të koordinohen nga qeveria”.

“Kanë mbetur pjesë pa u implementuar dhe ka shqetësime që qeveria e Kosovës nuk ka pasur një kohë të gjatë person përgjegjës për këtë punë. Kjo detyrë më është besuar mua sot dhe do të merrem me implementimin e marrëveshje që nënshkruan Kosova”.

“Unë do jem vetëm një koordinator. Ne synojmë një strategji që involvon të gjitha palët për çdo marrëveshje”.

“Kjo temë, bisedimet me Serbinë, i përket çdo qytetari të Kosovës, pasi flasim për çështje që përcaktojnë të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat