Hoti: Nuk guxojmë të çojmë sinjale se kemi frikë nga Drejtësia Europiane

Aktuale

Hoti: Nuk guxojmë të çojmë sinjale se kemi frikë nga Drejtësia Europiane

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:57
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti tregoi çfarë do të veprojë LDK-ja pasi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit do të diskutohet për shfuqizimin e speciales.

Avdullah Hoti ka reaguar, pasi në rendin e ditës së Kryesisë së Kuvendit është përfshirë edhe projektligji për shfuqizimin e ligjit për specialen.

Hoti tha për KALLXO.com se nuk guxojmë të çojmë sinjale se frikohemi nga drejtësia ndërkombëtare.

“Nuk guxojmë dhe nuk duhet të çojme sinjale te partnerët se kemi frikë nga dtejtësia europiane”, tha Avdullah Hoti.

Ai tha se LDK-ja me kohë do të vendosë se çfarë qëndrimi do të marrë rreth pjesëmarrjes apo jo në mbledhje të kryesisë.

“Do të vendosim me kohë. Ju e dini qëndrimin tonë per këtë çështje”, tha Hoti.

Më 22 dhejtor 2017 kur disa deputetë nënshkruan nismën për shfuqizimin e ligjit që i hapi rrugë krijimit të speciales, dy herë Kryesia e Kuvendit nuk mundi të mblidhet për mungesë kuorumi.

Ambasadorët e shteteve të fuqishme në Kosovë, por edhe Zyra e BE-së vazhdimisht kanë kundërshtuar këtë nismë.

Sot në mbledhjen e qeverisë Kryeministri ramush haradinaj tha se ekzekutivi nuk ka ndonjë propozim ligjor për ta dërguar në Kuvend rreth shfuqizimit të speciales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat