Bizneset e Labit? Deputeti sqaron disa hollësi! - Bota Sot
Bizneset e Labit? Deputeti sqaron disa hollësi!

Aktuale

E martë, 16 janar 2018

Bizneset e Labit? Deputeti sqaron disa hollësi!

Më: 12 janar 2018 Në ora: 23:18
Labinot Tahiri

Agjencia Kundër Korrupsionit kishte filluar që një kohë hetimin ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës, Labinot Tahirit me dyshimin për konflikt interesi. Sipas këtij institucioni, deputeti i AKR-së është vërejtur se figuron si person i autorizuar në dy biznese private;  “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

Madje, AKK ka kërkuar nga Tahiri që të heq dorë nga njëra prej pozitave që mban aktualisht.

“Duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe të drejtat e funksionit si person i autorizuar në bizneset private janë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interest dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Mirëpo, lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri. Ai ka thënë se pasuria e tij është e shkruar sipas Ligjit.

Labit thotë se ai ka qenë ortak me një person tjetër në bizneset në fjalë. Por tani të njëjtit nuk i figuron emri në Agjencinë përkatëse.

“Deklarata e ime për pasurinë është pra ashtu siç e thotë Ligji që s’kam të drejtë me qenë pronarë i ndonjë biznesi. Megjithatë, ai ka figuruar qysh më herët nuk e di pse nuk e ka përmbyllur kontabilisti kur e kanë pasur kafiterinë. Tashmë nuk jamë unë pronarë i asaj , nuk qarkullon ai vend që është në pronësi time. Unë kam qenë ortak me dikën tjetër  por ortaku nuk e ka hekur. Unë s’kam pasur kohë me u marrë me ato gjëra veç që kam parë se figuron emri im. Pra, çka është e shkruar te Agjencia Kundër Korrupsionit ato figurojnë për momentin”, është shprehur Tahiri.

Ndryshe, AKK-ja ka paralajmëruar se rasti mund të hapet në çdo kohë nëse paraqiten rrethana të reja.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test