“Ramush Haradinaj dhe grupi kriminal, duhet të jenë objekt hetimi në Prokurori”

Aktuale

“Ramush Haradinaj dhe grupi kriminal, duhet të jenë objekt hetimi në Prokurori”

Nga: D.RR Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:52
Ramush Haradinaj dhe Shkumbin Mehmeti

Dëshmitari i mbrojtur nga Prokuroria Speciale, Shkumbin Mehmeti, të enjten mbrëma në televizionin e Klan Kosovës, kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës nga grupe kriminale të organizuara, ku përmend edhe disa emra, e ndër emrat që përmenden duket se e thotë edhe emrin e Ramush Haradinajt, gjithmonë sipas asaj që shihet në video.

Kjo video ka ngjallur reagime tek të gjithë opinioni, ku po kërkohet nga Klan Kosova që ti shfaq të gjithë emrat që i ka thënë Shkumbin Mehmeti, pasi ky televizion i nuk lejoi të dihen të gjithë emrat.

Analisti politik, Nexhat Haziri, mendon se të gjithë emrat që u përmenden nga dëshmitari Mehmeti përfshirë edhe Ramush Haradinajn, duhet të jenë objekt hetimi nga prokuroria e Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se deklarata e të dënuarit për terrorizëm Shkumbin Mehmeti dhe emrat e të involvuarve në krimet dhe vrasjet politike të pasluftës,duke përmendur edhe emrin e kryeministrit aktual z. Haradinaj,duhet të jenë objekt hetimi nga prokuroria e Kosovës”,-potencoi Haziri.

Ai gjithashtu thotë se heshtja e prokurorisë së Kosovës për këto raste, është fakt i rëndësishëm që Gjykata Speciale ta filloj punën sa më shpejtë.

“Megjithatë deri më tani nuk kemi shenja se prokuroria e vendit ka lëvizur diçka në këtë drejtim, e që përbën një fakt shumë të fuqishëm se sa e nevojshme është gjykata speciale për të vendos drejtësi në këtë vend dhe për ti zhveshur kriminelët nga politika dhe nga çdo institucion shtetëror që është kapur nga ta”,-përfundoi Haziri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat