Sipas të gjitha gjasave,Albin Kurti do të jetë kryetar i ri i Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin e ardhshëm, e sot në "Sallën e Kuqe" të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, shpalosi platformën e tij për kryetar të kësaj partie.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se gjatë kohës që Visar Ymeri ishte kryetar i Vetëvendosjes, ai ishte konsultuar me të dhe këtë bashkëpunim reciprok do ta vazhdoj edhe tani që ai vetë do të bëhet kryetar, gjë që sipas Kurtit do të jetë në të mirën e Lëvizjes Vetëvendosje.